Rritet numri i aplikimeve për m’u regjistrue si votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se asht tue vazhdue periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila ka me zgjatë deri më 23 Gusht 2017.

Zadhanësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thanë për Indeksonline se deri në mbasditen e së Martës (16 Gusht) numri i aplikimeve për m’u regjistrue si votues jashtë Kosovës ka arritë në 2 mijë e 645 aplikime.

“Afati i fundit për me aplikue për m’u regjistrue si votues jashtë Kosovës asht data 23 Gusht”, ka thanë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon krejt qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyne për m’u regjistrue si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe me votue në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit.

Krejt informacionet lidhun me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm asht i publikuem në faqen e KQZ’s, në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit