Rritet numri i fëmive transeksual në Britaninë e Madhe

Transeksual asht nji term i përdorun për me përshkrue nji person që nuk identifikohet përmes gjinisë që kanë lindë, sepse dëshiron me u identifikue me gjininë e kundërt.

E në Britaninë e Madhe, asht e vetmja qendër e specializueme e cila merret më çashtjet gjinore, për persona nën moshën 18-vjecare.

Në vitin e fundit në këtë qendër janë regjistrue 167 fmi nën moshën 10 vjec, e në këtë grup janë tre femi të cilët i takojnë moshës 3 vjeçare. Psikologët e kësaj qendre, simbas BBC, thuhet se janë mundue me i përshtatë ata me shoqëninë dhe të ndjehen të barabartë.

Vitin e kaluem, programi “Victoria Derbyshire” takoi disa femi të cilët ishin tue kalue në periudha të ndryshimeve të jashtëzakonshme. Por nga ky program, dy nga të gjithë femitë ishin transeksual.

Rast specifik asht edhe nji djalë, i cili në fillim të këtij viti e quejti veten Lily. Vjet, 7-vjeçari Lily, shkoi në shkollë me nji minifund dhe për herë të parë i vuni vetes nji emën vajze. Lily ka lind djalë, mirëpo ditën qe veshi minifund, u transformue vajzë, tue ba kështu jetën e nji vajze.

Në të njajtën ditë, edhe shoqet e saj të klasës po ndryshonin.
Kur shkova në shkollë atë ditë, të gjithë më thoshin: “Hej LILY shumë mirë po dukesh në minifund!” dhe unë u thosha “Ohh, Faleminderit!”. Ndihesha natyrshëm, por edhe pak e turpshme për shkak të getave që më shkaktonin kruemje. Por mbas nji kohe, nuk ndihesha ma e turpnueme, tha Lily.

Emni i vërtetë i saj nuk asht Lily, sikurse edhe i nji vajze tjetër 9-vjeçare, që po e therrasim Jessica.

Ajo tregon se në momentin e shpuemjes së veshit, u ndie tamam vajzë.

Mirëpo prindërit e Jessica’s thonë se jeta e saj ka nisë me u vështirësue. Nana e saj, Ella ndihet e shqetësume, sepse ajo ka me kalue në disa faza të cilat munden me qenë shokuese për të. Ajo ka lindë si mashkull, mbas pak ka me i dalë mjekra. Ajo po ashtu shton se i ati nuk e ka pranue faktin që djali ka nderrue emën, tue u thirrë Jessica.

Femitë e vegjël transeksualë munden me marrë trajtim në klinikën e vetme në Angli, vetëm në atë moshë kur fillojnë me u vrejtë ndryshimet. Ndërhymja mjekësore nuk konsiderohet, deri sa të afrohet mosha e pjekunisë, kur ofrohen bllokuesit e hormoneve.

Bllokuesit e horomoneve i vonojë ndryshimet fizike që lidhen me moshën e pjekunisë, tue i dhanë personit të ri kohë të mjaftueshme për me vendosë nëse ata duen me jetue si burra apo si gra.

Simbas Institutit, në moshën 16 vjeç nji pacient mundet me marrë hormonet ndër-seksuale, ndërsa kirurgjia e plotë ofrohet vetëm mbas moshës 18 vjeçare.

Kostoja e vlerësueme e kirurgjisë së ndryshimit të gjinisë në NHS asht rreth 13 mijë euro.