Rugova në vitin 1989: S’du me jetue në Shqipni, sepse në Kosovë jam autokton (video)

Fmimages.net për herë të parë publikon intervistën e parë të Presidentit Ibrahim Rugova, dhanë për kanalin FRANCE 3 në Prill të vitit 1989.

Kur askush nuk merrte guximin për me folë për represionin serb në Kosovë, gazetari francez thotë: Vetëm nji shqiptar i Kosovës pranoi rrezikun për më folë me neve, dhe ai ishte Ibrahim Rugova.

Ibrahim RUGOVA: “Mund t’ju them se asht shumë e vështirë, sepse ekziston gjithashtu nji shtypje psikologjike, nji atmosferë arrestimesh. Edhe unë vetë personalisht nuk ndihem i sigurt. Unë jam për nji autonomi ma të madhe. Ata na thonë për shembull se ju nuk keni të drejtën për me pasë nji Republikë, sepse tashma ekziston nji shtet kombëtar shqiptar dhe nuk ka pse të ketë dy shtete shqiptarë, e të tjera, çka për mu janë arsye banale.”

Gazetari francez: A dëshironi me jetue në Shqipni?

Ibrahim Rugova: Jo, sepse unë jam lind në Kosovë, jam autokton këtu dhe ka me jetue këtu.

Shihne intervistën e plotë