Rusi: Pilotja ukrainase shpallet fajtore

Nji gjykatë në qytetin Donjeck në rajonin jugor Rostov në Rusi, e ka shpall fajtore piloten ukrainase, Nadia Savchenko, për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore t’Ukrainës, në vitin 2014.

Nadia Savchenko i ka hedh poshtë akuzat.

Prokurorët rusë kanë kerkue denim me burg në kohëzgjatje prej 23 vitesh për Savchenkon.

Ky rast ka shkaktu zemërim n’Ukrainë dhe në vendet e tjera, meqë kritikët e akuzojnë Kremlinin për orkestrim të nji procesi propagandues.

Nadia Savchenko ka mbajt grevë urie në shejë të protestës kundër mbajtjes së saj në burg.