Rusia ‘kallxon muskujt’, por qe çka po ban Amerika në Ballkan! (foto)

Kryelajmi i mediave ndërkombëtare këto orët e fundit lidhet me nji stërvitje ushtarake të Rusisë.

Stërvitja e përbashkët mes Rusisë dhe Bjellorusisë zhvillohet në kufijtë e NATO’s.

Minsku dhe Moska thonë se stërvitja ka karakter defensiv.

Por Polonia dhe vendet e Baltikut janë të shqetësueme.

Tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë gjithmonë e në rritje.

Ndërkohë SHBA ka vendos me ndërhy fuqishëm në këtë drejtim.

Gazeta serbe “Veçernje Novosti” shkruen se SHBA ka akordue nji fond prej 250 milionë dollarë.

Fondi për Luftimin e Ndikimit Rus ka m’u dhanë me qëllim nisjen e nji fushate në rajon për të mos lejue përhapjen e ndikimit të Rusisë.

Nji qendër mediatike rajonale do ngrihet për këtë qëllim.

Rrjeti për Sigurinë e Ballkanit do kujdeset edhe për çashtje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Vendet e përfshime në fond janë Serbia, Shqipnia, Kosova, Maqedonia, etj.

 

 

Shperndaje në: