Rusia mban nji divizion të forcave speciale n’Siri

ushtari rus

Moska ka me mbajtë nji njisi ushtarake speciale në territorin sirian për të realizu operacione të nevojshme, pamvarësisht që para pak ditësh, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte urdhnue tërheqjen e forcave t’armatosuna nga Siria.

“Nuk do ta mshef faktin se ekziston nji divizion i forcave tona speciale në territorin sirian”, ka thanë Aleksandër Dvornikov, komandant i kontingjentit rus në Siri, në nji deklaratë dhanë agjencisë së lajmeve “Interfax”.

“Ato forca do të realizojnë operacione speciale të njohjes së vendndodhjes së terroristëve dhe dhanien e urdhnit për sulme eventuale”, ka theksue ai.