Sali Berisha krahason Vetëvendosjen me Enver Hoxhën, thotë se po e ndan Kosovën nga Perendimi

Ish-Kryeministri i Shqipnisë Sali Berisha, i ka denue veprimet e opozitës në Kosovës dhe përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvend.

Berisha thotë se opozita në Shqipni nuk ka me ndjek shembullin e opozitës së Kosovës. Simbas tij praktikat e opozitës kosovare janë shumë të damshme.

Berisha në veçanti e ka kritikue Lëvizjen Vetëvendosje, e cila simbas tij ka ideal Bashkimin Kombëtar, por se nuk po punon në atë drejtim.

Bashkimi mund të bëhet o në kuadrin e Bashkimit Europian ose si parti politike që ke marrë këtë moto dil bindi të gjithë qytetarët e Kosovës, hajde bindi edhe qytetarët në Shqipëri, bind edhe aleatët tanë se ne me aleatë arritëm këto që arritëm. Në vërtetë bëmë një kryevepër po e bëmë me aleatë. Janë shumë të dëmshme këto që ndodhin dhe janë të dëmshme edhe për ata. Nuk më vjen mirë që të demolizohet, të detyrojë partnerët tanë që të sulmojnë haptas opozitën. Këta që e krijojnë një situatë të tillë, këta bëjnë një gabim shumë të rëndë. Mos harro se Enver Hoxha këtë bëri me Shqipërinë. Çfarë bëri, e shkëputi nga amerikanët, e shkëputi nga britanikët, e shkëputi nga Perëndimi e çoi drejt Beogradit, e çoi drejt Rusisë. Ne kemi orientimin natyror Perëndimin”, tha Berisha në nji emision në RTK.