S’dihet sa kanë vdek, por kjo asht gjendja e atyne që kanë qendrue! (foto)

Ekipet e shpëtimit kanë pranue se nuk e dinë se sa njerëz në Florida janë vra nga Uragani Irma mes tutës për nji krizë humanitare.

Deri në 10,000 njerëz besohet se kanë qëndrue në Florida Keys gjatë stuhisë dhe tash nuk kanë ujë, ushqim apo energji, kanë paralajmërue zyrtarët.

Irma ka lanë pothuejse 4.5 milion njerëz pa energji elektrike dhe ka shkaktue pesë të vdekun, mbasi stuhia shkatërruese mbërriti në shtetin jugor, me erna të forta dhe kërcënimin e stuhive shkatërruese.

Irma u dobësue në nju stuhi të kategorisë 1, mbasi goditi rajonin e pambrojtun të Tampa Bay me erna të forta herët këtë mëngjes.

Qendra Kombëtare e Uraganëve parashikon se stuhia ka me kalue të Hanën në Georgia në jugperëndim, ku nji paralajmërim për stuhi ishte në fuqi për nji zonë të madhe rurale përfshirë Albany dhe Valdosta.

Stuhia vdekjepruëse kishte godit më parë Fort Myers dhe Napoli mbasi kishte arritë në breg për herë të dytë në Marco Island.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se nivelet e ujit në Napoli u rritën në 2 metra, për vetëm 90 minuta.

Numri i të vdekunve arriti në pesë, me njoftimet për nji person që u gjet i vdekun në nji shtëpi në Florida Keys.

Por këtë mëngjes, Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave Bryan Koon tha se nuk mund të konfirmojë apo mohojë raportimet e vdekjeve të shumta apo damet e mëdha, tue shtue: “në këtë pikë nuk kam shifra”. /Bota.al

 

Shperndaje në: