Seanca, largimet dhe përçamjet. Haliti flet për zhvillimet e fundit në PDK

xhavit-haliti
Partia Demokratike e Kosovës kohen e fundit asht përball me akuza se po i mban peng institucionet dhe po e thellon Kosovën në krizë politike.

Nji gja të tillë partia në fjalë e ka mohue, tue u zotue se ka me i formue institucionet shumë shpejt, mirepo, tash e ma shume se dy muej vendi ka mbete peng i zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Lajmi.net ka kontaktue me Nënkryetarin e PDK’s, Xhavit Haliti, me të cilën asht bisedue për zhvillimet e fundit në këtë parti.

Haliti ka thanë se koalicioni i ka numrat dhe më 24 Gusht, kur edhe asht caktue vazhdimi i seances konstituive, do të zgjidhet Kadri Veseli Kryeparlamentar, sepse nuk kanë tjetër emën.

I pyetun për të larguemit nga PDK, Ramë e Shukri Buja, Haliti ka thanë se ka qenë vendim i tyne personal, mbas mospajtimeve me partinë.