Seanca pa numra, a po shkon drejt deshtimit!

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e caktueme me kërkesë të koalicionit PAN, me shumë gjasë ka me dështue.
Kjo për faktin se deputetët e AKR’s po insistojnë se nuk i votojnë kandidatët e këtij koalicioni për Kryeparlamentar dhe për Kryeministër.
Ramush Haradinaj ka paralajmërue mundësinë e mospjesëmarrjes në seancë.

Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se mbrenda dhetë ditëve Kosova do t’i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë, shkruen Zeri.

Por, nji status i papritun në Facebook i drejtuesve të AKR’s dje se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për me i formue institucionet qendrore ka ndryshue për 360 shkallë pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç’rast Haradinaj në nji konferencë për media njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.