Sekretari i NATO’s: Kosova s’mundet me pasë ushtri pa serbët

Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thanë se asht e randësishme që transformimi i FSK në ushtri me u ba në pajtueshmëni me të gjitha rregullat, shkruen Tanjug, transmeton Gazeta Metro.

Stoltenberg ka thanë se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë, nuk ka me pasë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës.

“Na jemi të fokusuem në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehë shqetësimet e mia për nismat e fundit për me formue ushtrinë e Kosovës pa përmbushë kushtet e nevojshme. Ma saktësisht, pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka thanë ai.