Sekretet e teshave të Hillary Clinton në debate: E kuqe, e kaltër dhe e bardhë!

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton gjatë debatit të mbramshëm me rivalin e saj republikan, Donald Trump kishte veshë nji kostum të bardhë.

Ajo që asht dokë interesant për mediat amerikane asht ngjyra e teshave që kishte veshë Clinton në tre debatet, gja që kishin nji kuptim të msheft.

Hillary Clinton në debatin e parë kishte të veshun nji kostum të kuq, në të dytin të kaltër dhe në të tretin të bardhë.

clinton

“New York Times” thotë se veshje të bardhë ishte e lidhun me ngjyrën e lëvizjes së grave që kërkonin të drejtën e vetos, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, kostum të bardhë kishte pasë veshë edhe Geraldine Ferraro, kur ajo pranoi emnimin dhe u ba kandidatja e parë grue si zavendëse presidente e Shteteve të Bashkueme në vitin 1984.

“You-USA Today” shkruen se Clinton dëshiron në mënyrë të qartë me ngjallë patriotizmin dhe historinë e luftës për barazi politike të grave në Shtetet e Bashkueme.

13977027685808aa3a1e1f9682721572_v4_big