Selmanaj e jep lajmin: I kemi numrat për Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së AAK’s Rasim Selmanaj tha se koalicioni PAN tashma i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Simbas tij Qeveria ka m’u formue javën e ardhshme, ndërsa nuk tregoi se cilët deputetë kanë me mbështetë koalicionin PAN.

“I kemi numrat, ata janë deputetë të zgjedhur të Kuvendit te Kosovës”, tha Selmanaj mbas mbledhjes së Kryesisë së AAK’s.

Selmanaj tha se Qeverinë kanë me ba edhe me Listën Serbe dhe minoritetet tjera.

Ndërsa pohoi se nuk ka kushte nga Lista për formimin e Qeverisë.

 

selmanaj