Senatori Amerikan: Trump vazhdon mbështetjen për Kosovën (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka prit Senatorin amerikan, Ronald Johnson, me të cilin ka bashkëbisedue për shumë tema që përbajnë interes për dy shtetet.

Presidenti Thaçi ka falënderue Senatorin amerikan për mbështetjen që po i jep Kosovës administrata e Presidentit Trump në rrugën e saj drejt integrimit në struktura euroatlantike.

“Mbështetja amerikane asht përcaktuese për ruejtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurimin e rrugës euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit”, ka theksue Presidenti Thaçi.

Presidenti ka njoftue Senatorin amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e transformimit të FSK’s dhe për sfidat që e presin Qeverinë e re të Kosovës në jetësimin e prioriteteve strategjike, tue theksue se institucionet e reja duhet m’u themelue sa ma shpejtë.

Senatori amerikan, Ronald Johnson, ka sigurue Presidentin Thaçi se administrata e Presidentit Trump ka me vazhdue me mbështetë Kosovën në të gjitha fushat dhe ka me mbet e përkushtueme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Rajon.