Serbia ‘kërcënon’ Maqedoninë lidhun me Kosovën

Ministri i serb i Mbrojtjës, Aleksandar Vulin, ka thanë se punë për autoritetet e Maqedonisë asht se qysh kanë me drejtue vendin e vet, por duhen me dijtë se për neve asht me shumë randësi që Kosova mos me u ba anëtare e UNESCO’s dhe e Interpolit.

“Maqedonia si çdo vend tjetër duhet me dijtë se për neve çashtja e UNESCO’s dhe hymja e Kosovës në Interpol asht me randësi të madhe dhe se na besojmë se Kosova nuk mundet dhe nuk ban me qenë pjesë e atyne organizatave”, ka thanë Vulin, shkruen B92.

Ai ka shtue se krejt ato vende që e dijnë këtë, kuptohet se “marrëdhaniet tona në masë të madhe kanë me u bazue në këtë”.