Serwer: Qeveria me 61 vota s’ka formulë stabile

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklarue se Qeveria e re e Kosovës nëse formohet me shumicë të thjeshtë parlamentare nuk asht formulë stabiliteti.

Simbas tij, nëse koalicioni PAN nuk arrinë me formue Qeverinë, atëherë Presidenti Thaçi duhet me ja dhanë mandatin kandidatit për Kryeministër të “Vetëvendosjes”, Albin Kurtit.

Nji Qeveri me 61 vota, e cila do të kishte përballë nji opozitë të fortë në njanën anë dhe n’anën tjetër ka m’u mvar nga Lista Serbe, nuk tingëllon aspak si formulë stabiliteti.

Kështu ka thanë analisti i njoftun amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Megjithatë, ai ka thanë se në këtë kontekst duhet të pritet dhe të shihet se çka realisht ka me ndodhë.

Ma tej analisti amerikan ka thanë se do t’ishte shumë ma mirë sikur klasa politike kosovare do t’arrinte deri te nji konsensus politik për gjetjen e nji zgjidhjeje sesa vendi të dërgohej në zgjedhje të reja parlamentare.