Seselj: Pse shtyhen shqiptarët në territor, kur krejt Kosova asht e jona

Kryetari i SRS, Vojislav Seselj, asht pyetë se çfarë mendon për propozimin e bamë për Demarkacion në Kosovë.

Simbas tij, asht e pakuptueshme se pse shqiptarët kanë mosmarrëveshje në territor!

“Pse duhen me u shty shqiptarët në territorin e tyne? Kur asht krejt e jona, kështu që na ndoshta edhe e ndajmë me ta. Ndoshta na mundemi me jau dhanë gjysën e Kosovës sa ata munden me na dhanë neve gjysën e Shqipnisë”, ka thanë Seselj./indeksonline