Shala: ‘Fillimi i ri’ kategori egzistenciale për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëprit aderimin e ish-anëtarit të AAK’s Blerim Shala.

Veseli ka thanë se Shala asht nji nga personalitet ma të shqueme mbasi ka qenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrëse për Kosovën.

Derisa Shala, ka falënderue Veselin që i ka hap dyert në PDK tue shtue se Kosova ka me ndryshue me qeverisjen e kësaj partie.

Marrja jonë me politikë asht obligim ndaj qytetarëve të Kosovës. Në vitin 99, Kosova u ba e lirë, na filluem nji fillim të ri si shtet. Na e dimë se sot nuk kemi pse të mburremi, dëshpërimi asht real në Kosovë, qyetarët duen që Kosova me ndryshue të ketë rend ligj dhe siguri për të gjithë.

Fillimi i ri asht kategori ekzistenciale për të gjithë neve. Ka me u përpjekë me kontribuue në mëkambjen e shtetit të Kosovës”, ka thanë Shala.

Veseli ka shtue se ndjehet i nderuem që asht bashkë me Shalën në nji koncept që i duhet Kosovës me nji lidership vizionar që jep përgjegjësi.