SHBA, fituen Marco Rubio dhe Bernie Sanders

Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka fitue në zgjedhjet partiake republikane në Porto-Riko, që asht fitorja e tij e dytë në garën për nominim presidencial.

Pamvarësisht nga kjo fitore e mbramshme, zoti Rubio asht i treti, mbas miliardarit, Donald Trump, dhe senatorit nga Texasi, Ted Curz.

Në garën për nominim presidencial në Partinë Demokratike në Maine ka fitu senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, tue e mund ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Zoja Clinton mbetet në pozitën udhëheqëse në garën demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkueme, që mbahen më 8 Nandor.