“SHBA ka m’i ba presion Kosovës për krijimin e Asociacionit”

Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë me ba presion mbi autoritete zyrtare në Prishtinë për me formue Asociacionin e Komunave serbe.

Kështu po pretendon lideri i iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanovic, i cili komentoi takimin e kryeministres serbe, Ana Brnabic me nënpresidentin e Amerikës, Michael Pence.

Ivanovic theksoi se Pence mundet me pasë ndikim të drejpërdrejt që Amerika me ndryshue mendimin për shqiptarët e Kosovës, tue shtue se ata munden me ba presion për formimin e Asociacionit.

“Në rast se në Kosovë ka qeveri të paqëndrueshme, dhe të dobët formimi i Asociacionit mundet me qene i diskutueshëm. Kjo asht ajo që e kam thanë para tri vjete dhe po e përsëris, se shqiptarët nuk kane me formue Asociacionin dhe pikë”, tha Ivanovic, transmeton lajmi.net

Ivanovic për këtë i dha dy arsye: e para asht se në Kosovë nuk po e dëshirojnë faktorizimin e serbëve, dhe e dyta asht se opozita në Kosovë asht shumë e organizueme.