SHBA: Kqyreni qysh shpërthen meteori në Florida (video)

Nji meteor që ka shpërthye shumë pranë tokës ka shendrit aq shumë sa dheta banorë të alarmuem kanë telefonue policinë me pretendimin se ka fillue nji sulm alien, raporton “The Sun”.

Banorë të zonës kallxuen se në qiell kanë pa nji dritë të fuqishme e mandej ndigjuen nji shpërthim të fuqishëm të largët që asht dokë sikur ka dridhë tokën.

Fenomeni natyror ka ndodhë mbramjen e 21 Nandorit dhe asht filmue nga nji patrullë policie në Florida.