SHBA: Rusia ka terheq shumicën e avionëve luftarakë nga Siria

Rusia ka tërheq shumicën e avionëve luftarakë nga Siria dhe nuk ka krye asnji sulm në veri të këtij vendi këtë javë, ka njoftu ushtria amerikane.

“Ata ende kanë helikopterë dhe disa aeroplanë transportues.

Por, ajo që kemi pa na asht që shumica e avionëve luftarakë rusë kanë ik nga Siria”, ka thanë koloneli Patrick Ryder, nji zadhanës i ushtrisë amerikane.

Deklarata e tij paraqet njohjen e parë nga SHBA se Rusia asht tue e ndjek urdhnin e 14 Marsit të presidentit Vladimir Putin për tërheqjen e shumicës së forcave ruse nga Siria.

MA herët, zyrtarët amerikanë patën shpreh skepticizëm lidhun me planin befasues për tërheqje dhe disa vëzhgues vazhdojnë të insistojnë se Rusia nuk asht tërheq nga Siria.

Ryder tha se aktiviteti i sulmeve ruse asht ndal këtë javë në veri të Sirisë, edhe pse aeroplanët luftarakë rusë vazhdojnë t’i përkrahin forcat siriane që luftojnë kundër grupit të Shtetit Islamik, në qytetin e lashtë të Palmirës, në jug të Sirisë.