SHBA’të festojnë 240 vjetorin e Pamvarësisë

Çdo vit, me 4 Korrik, Shtetet e Bashkueme të Amerikës festojnë Ditën e Pamvarësisë.

Sivjet, 4 Korriku shënon 240 vjetorin e shpalljes së pamvarësisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pamvarësinë dhe lirinë e tyne nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pamvarësisë së SHBA’ve asht njani ndër dokumentet-ndoshta dokumenti politik ma me randësi në botë që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por asht gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njajta për pamvarësi, anë e mbanë botës.

E për çdo vit, pamvarësia e SHBA’ve festohet edhe në Kosovë.