Shejtnimi i Nanë Terezës. Papa Françesku sot firmos kanonizimin!

Papa Françesku sot pritet me nenshkrue dekretin për kanonizimin e shejtores shqiptare Nanë Tereza.

Papa pritet me ba edhe shpalljen e datës për shejtnimin e Nanë Terezës.

Ndër datat e mundshme mendohet 5 Shtatori, dita e vdekjes së shejtores.

Papa Francesku miratoi në Dhetor të 2015 nji dekret për njohjen e nji mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Nanë Tereza e cila vdiq në Shtator të vitit 1997, u shpall e lume në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Lumnimi asht hapi i fundit para shejtërimit.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u ba më pastaj në gjithë botën e njohun si Nanë Tereza, u lind në Shkup me 26 Gusht të vitit 1910 në nji familje me prejardhje nga Prizreni.

Më 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqe.
Nanë Tereza vdiq më 5 Shtator 1997 në Kalkuta t’Indisë, ku kishte kalue pjesën ma të madhe të jetës tue ndihmue të varfnit.