Shenohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në Kosovë sot festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila konsiderohet si nji ngjarje me randësi kulturore ku të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit që na mesuen shkronjat shqipe.

Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësojëtorja e parë shqipe.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte nji fitore për popullin shqiptar ngase deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të msheftë.

Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipni 7 Marsi si Dita e Mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mesimi i gjuhës shqipe, ajo qendroi e hapun për 15 vjet.

Drejtues të saj ishin figura të njohuna të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.