Shihne stervitjen ma të madhe ushtarake ruse, a po tutet NATO? (video)

Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë stërvitjen ushtarake “Zapad 2017” me 13 mijë ushtarë në terren, demonstrimi ma i madh ushtarak ky ndër vite.

Në këtë stërvitje, 7 200 ushtarë janë nga Bjellorusia dhe 5 500 të tjerë janë nga Rusia.

Rreth 70 avionë, 10 anije dhe 680 automjete tokësore, tue përfshi 250 tenka, po marrin pjesë gjithashtu në manovra.

Gjatë stërvitjeve, personeli ka me ushtrue misione anti-terroriste.

Stërvitja ushtarake “Zapad 2017” asht ndjek edhe nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky demonstrim ushtarak i Rusisë ka shkaktue pakënaqësi në selinë e NATO’s të cilët e shohin si kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë.