Shihni çka bajnë protestuesit e dhunshëm n’Athinë (video)

Koktej mollotovi dhe gazlotsjellës përfshinë rudhët e Athinës mbramjen e shkueme në nji tubim të krahut të majtë, të cilët shënuen katërvjetorin e vrasjes së nji aktivisti antifashist.

Protesta u bë e dhunshme.

Rreth 3,000 vetë marshuen në kryeqytetin grek në kujtim të Pavlos Fyssas, i cili u vra nga nji përkrahës i partisë ultra të djathtë të Agimit të Artë në vitin 2013.

Mbas mbledhjes në sheshin Syntagma të qytetit, demonstruesit marshuen përkrah Ambasadës së SHBA, përpara se të përpiqeshin me shkue në zyrat e Agimit të Artë, tue knue: “Pavlos asht i gjallë, shtypni nazistët!”.

Protestuesit kërkuen mbylljen e zyrave të Agimit të Artë dhe anëtarët e tij të burgosen.

Marshimi i tyne drejt zyrave të partisë u bllokue nga policia, gja që shkaktoi trazina.

Disa qitën koktej molotovi dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Shperndaje në: