Shihni qysh duket Ambasada e Amerikës në Prishtinë (video)

Në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, asht publikue video e punimeve të ndërtesës së re të Ambasadës amerikane.

Këto janë disa nga pamjet se si do të duket objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Delawie ka vizitue punishten ku po ndërtohet Ambasada e re e SHBA’ve.

Simbas tij, ky objekt dëshmon se Amerika ka me mbetë përgjithmonë këtu.

Delawie ka dhanë detaje edhe për vizat që kanë m’u lëshue aty për kosovarët.

Ambasada, gjithashtu, ka falënderue të gjithë ata që kanë punue në ndërtimin e këtij objekti të ri.