Shihni stërvitjet ushtarake që po bajnë Amerika me Korenë e Jugut (foto-video)

Shtetet e Bashkueme kanë zhvillue ushtrime të përbashkëta me Korenë e Jugut, tue ja ba të qartë Koresë së Veriut që duhet të mendohet dy herë para se me ndërmarrë ndonji veprim të ngutun, siç ishte ai i lansimit të raketës që fluturoi mbi Japoninë.

Dy aeroplanë bombardues supersonik amerikanë B-12 dhe katër tjerë F-35B i janë bashkue aeroplanëve F-15 të Koresë së Jugut, në disa ushtrime që janë zhvillue në pjesën lindore të Koresë së Jugut.

Në këto ushtrime janë simulue sulme ajrore në rast se Koreja Veriore sulmon fqinjët përreth.

Këto ushtrime vijnë si pasojë e rritjes së tensioneve mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut e cila vazhdimisht po kërcënon me sulme.

Lideri suprem i Koresë së Veriut në fillim të kësaj jave kishte dhanë urdhën m’u lansue nji raketë gjigante, e cila fluturoi mija kilometra dhe alarmoi Japoninë për faktin se kishte fluturue mbi territorin e tyne.