Shkarkohet kryeshefi i KOSTT’it

Mustafë Hasani asht shkarkue nga pozita e kryeshefit në ndërmarrjen publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe në vend të tij në detyrën e ushtruesit të detyrës asht emnue zavendëskryeshefi i deritashëm, Kadri Kadriu.

Zyrtarisht, zyrtarë të KOSTT’it konfirmojnë shkarkimin e Hasanit, por nuk japin detaje ma të hollësishme se për çfarë arsye asht marrë nji vendim i tillë. E, në anën tjetër, vetë Hasani thotë se vendimi për shkarkim asht i jashtëligjshëm, me ç’rast edhe i asht drejtue Gjykatës.