Shkatërron statujën 126-vjeçare tue ba nji “selfie”

Nji turist 24-vjeçar ka shkatërrue statujën e mbretit të Portugalisë, Sebastiano I, që daton nga viti 1891, në tentativën për ma ba nji “selfie”.

Statuja ishte e vendosun në fasadën e jashtme të stacionit Rossio në Lisbonë. Simbas policisë vendase, rreth mesnatës, i riu i asht afrue statujës për me ba nji “selfie” me Sabastiano I, ku e ka rrëzue.

24-vjeçari ka tentue me u largue nga vendi i ngjarjes, por asht ndalue nga policia. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës publike” dhe ka me u paraqit në gjyq për me marrë denimin.

Mbreti Sebastiono I (1554-1578), ishte nji figurë shumë e dashun nga portugezët. Simbas medieve vendase, ai humbi jetën tue luftue heroikisht kundër mbretit të Marokut, Mulay Abd al-Malik. Trupi i tij nuk asht gjetun asnjiherë.