Shkencëtarët britanik: Ka jetë mbas vdekjes

Jeta mbas vdekjes asht “konfirmue” nga shkencëtarët që kanë zbulue se vetëdija vazhdon edhe kur personi ndërron jetë.

Në nji hulumtim ku morën pjesë ma shumë se 2 mijë persona, kërkuesit britanik shkencor konfirmuen se mendimet vazhdojnë edhe kur zemra ndalon së punuemi, shkruen express.co.

Ma parë asht besue se truni ndalon së punuemi 30 sekonda mbasi zemra pushon së pompuemi gjak nëpër trup, sikur edhe ndalimi i vetëdijes.

Sidoqoftë, studimi nga Universiteti Southampton tregon se si njerëzit ende përjetojnë vetëdijen edhe përgjatë tre minutave mbasi ata janë shpalle të vdekun.