Shkencëtarët nuk po munden me shpjegue në asnji mënyrë se qysh janë ndërtue këto Xhami!

Studiues anglezë e çmontuen njanën minare, por s’mujten me zbulue misterin, as s’mujten me kthye ma në vend.

Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të nalta secila, munden me u leknude me nji shtymje të dorës së njeriut. Por, misteri nuk asht veç ky.

Pak sekonda mbasi asht lëvizë njana minare, nis me lëvizë tjetra edhe pa e prekë kurrkush. Ajo që çudit shkencëtarët asht se dy minaret nuk janë të lidhuna me njana-tjetrën, që me u përcjellë dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtueme vetëm me gurë. Nuk kanë as çelik, as ndonji material të lakueshëm.

Egzistojnë dy xhami të tilla, dhe besohet se lëkundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekulibrueme të gurëve, me të cilët janë ndërtue, por se si përçohen dridhjet nga njana minare te tjetra, ende nuk mundet me shpjegue askush.

Xhamitë janë ndërtue rreth 500 vite ma parë, dhe njanës i asht heqë nji minare nga kolonizatorët anglezë, por nuk kanë mujt me rikthye ma në vend.

1465544368_Shaking-Minarets1111