Shokon studimi! Zbulone sa njerëz në botë jetojne n’skllaveni

Simbas nji hulumtimi nga Fondacioni “Walk Free”, me qendër në Australi, ka publikue Indeksin e Skllavënisë Globale për vitin 2016.

Rezultati i këtij Indeksi thotë se 45.8 milionë njerëz jetojnë n’skllavëni.

Për pregaditjen e këtij hulumtimi janë zhvillue ma shumë se 42 mijë takime, në 167 vende, në 53 gjuhë.

Simbas hulumtimit, 2/3 e 45.8 milionë persona që jetojnë n’skllavëni janë të abuzuem seksualisht, kane martesa të dyfishta, ka trafikim e bajnë punë të detyrueme, shkruen RT.

Vendi me ma shumë skllavën asht India me 18.3 milionë persona. Mbas Indise asht Kina me 3.9 milionë, Uzbekistani me 1.2 milione, Indonezia me 736 mije, Malajzia me 129 mije.

Fondacioni “Walk Free” u themelue në vitin 2012 nga miliarderi australian, Andrew Forrest, për me tërheq vëmendjen në skllavëninë moderne dhe trafikimin e qenieve njerëzore.