Shpejtim Bulliqi kallxon kush e zhgenjeu në LDK (video)

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e kishte përfshi Shpejtim Bulliqin në listën për kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit, ai nuk ndihet i zhgënjyem nga partia të cilën dikur përfaqësonte në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Bulliqi ka thanë për Ekonomia Online se asht zhgënjy nga individët të cilët udhëheqin LDK’n, që simbas tij, kanë menaxhue keq me këtë subjekt politik.

“Jo nuk jam zhgënjy asnjiherë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, jam zhgënjy nga individët të cilët udhëheqin Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët mendoj se e kanë ba punën keq dhe kanë menaxhue keq me partinë, dhe si pasojë e këtij menaxhimi të keq me partinë që kanë ba këta individë, sigurisht që kanë prodhue nji rezultat të cilin faktikisht na e kemi sot, subjektin e tretë politik në nivel vendi”, ka thanë Bulliqi.

Kurse për angazhimin e tij mbrenda kësaj partie dhe mundësinë për m’u zhvillue në ndonji parti tjetër ai ka thanë se krejt kjo mvaret nga hapsina që i jepet për me veprue.