Shpendi: Me Rikalo’n jemi takue 1 herë në 3 muej

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reague mbas deklaratave të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i cili nëpërmjet nji letre dërgue mediave ka thanë se ka bashkëpunue me të dhe disa të tjerë.

Në nji prononcim për Indeksonline, ai ka thanë se asnjiherë nuk ka punue me këtë person. Megjithatë, Ahmeti tregon se asht takue njiherë në disa muej, në takimet e nji bordi.

“S’kam punë unë me të. Unë kam qenë në Bord për Fondin për Shoqni të Hapun. I zgjedhun nga Fondacioni Soros në New York. Aty ka qenë me sa e di edhe Blerim Shala, Muhamet Mustafa, Ilir Deda. Kemi pas takime njiherë në tre muej në bord dhe gjithë ka pas nji përfaqësues të minoriteteve. Më kujtohet pak, e ka pas nji OJQ, Shoqni Civile”, shprehet ai.

E në letrën e Rikalos, ky i fundit ka spjegue se ka bashkëpunue si anëtar i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquem nga Prishtina.

Rikalo ka thanë se në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kaa marrë pjesë në themelimin e KAN’it.

 

Shperndaje në: