Shpërthim në ETC e “Kodrën e Trimave”, 3 të lënduem

arkivi

Nji shpërthim, i si i thuhet, centralit të ftohjes, ka ndodh para pak çastesh në nji nga kompanitë e shitjes, ETC, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Si pasojë, tre persona janë lendue.

Mesohet se njani nga ta asht në gjendje të randë.

Besohet se të lenduemit janë punëtorë të kësaj kompanie.

Policia deri më tash ka mund të kofirmojnë vetëm se ka ndodh nji shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Kështu ka thanë Florije Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Mbetët të japin detaje pak ma vonë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritë Policia dhe Emergjenca.