Shpijunoi motrën te Enver Hoxha, e pranon Ismail Kadare dhe thotë se nuk asht pendue

ismail-kadare

Nji debat i bujshëm ka shpërthye në Tiranë (po edhe vendet tjera shqiptare v.j.) ditët e fundit, mbas zbulimit nga arkivat të nji letre që shkrimtari Ismail Kadare ia ka dërgue diktatorit Enver Hoxha dhe ku mohon dhe denigron motrën e tij. Ndërkohë që, faksimilet e dorëshkrimit të Kadaresë po qarkullojnë me shpejtësi në gati krejt media dhe rrjetet sociale, shkrimtari i njoftun ma në fund ka folë nëpërmjet nji interviste për “Gazeta Shqiptare”.

Ai ka spjegue se bahet fjalë për nji ngjarje të vitit 1980, ndërsa ka folë mbi raportin me të motrën, presionet e dilemat se pse letra doli tash dhe nga kush doli, baltën që hidhet sot dhe rrezikun e kahershëm, tue mohue që asht pendue pse i ka shkrue diktatorit, mbasi siç Kadare shprehet, vetëm Enver Hoxha ka mujt me të mbrojtë nga Enver Hoxha. Ai shton se për atë letër nuk morri kurrë përgjigje.

“Kjo është e vetmja letër që unë i kam shkruar E.Hoxhës. Ishte thënë për Hoxhën diçka tepër e rrezikshme, për të cilën të ikte koka. Nuk jam penduar që e kam shkruar”, sqaron Kadare.

“Motra ime flet keq politikisht, dhe se është thirrur edhe në hetuesi për këtë gjë”, janë fjalët që shkrimtari i shkruente 37 vjet ma parë Enver Hoxhës, por ai edhe mbas kaq vjetesh nuk pendohet.

Lexo edhe:

Lexoni qysh Kadare e fyen dhe denoncon te Enver Hoxha motren e tij! A asht kjo natyra e vertete e Ismail Kadarese per te cilen flet krejt Shqipnia e informueme?