Shqipni: Letra e lamtumirës që la studentja nga Fieri para vetvrasjes

Nji studente e Fakultetit Ekonomik i dha fund jetës mbasditen e së Martës tue pi fotoksinë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:15 në dhomën e konviktit ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti në Tiranë.

Viktima asht 20-vjeçarja Ana Doko nga Fieri.

Ngjarja asht ende e paqartë dhe nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohue që ajo të kishte pasë ma parë probleme me depresionin.

Para se të konsumonte fotoksinën, 20-vjeçarja kishte shkrue nji letër lamtumire, por pa sqarue arsyen pse po vetvrahej:

“Jam lodhë nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruente studentja, raporton “Panorama”. Në fund i drejtohej motrës së saj ma të vogël, të cilës i thoshte:

“Amanet mamin dhe babin…”.

Ana, mbasi ka shkrue këtë letër, u ka telefonue prindëve të saj në Fier, tue u thanë se ndjehej keq. Baba dhe nana janë nisë me urgjencë drejt Tiranës, mbasi e kanë kuptue nga zani se e bija kishte nji problem shëndetësor dhe janë gjendë pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha dje se ngjarja asht klasifikue si vetvrasje dhe se 20-vjeçarja Ana Doko dyshohej se kishte konsumue fotoksinë.

Telefonata në urgjencë asht ba në orën 17:15, ndërsa në orën 17:25 min, 20-vjeçarja ka mbërri në urgjencën e spitalit “Nanë Tereza”