Shqipni, rrehen kryetaret e LSI dhe LRI: Na nxunë pritë njerëz të PS

Kryetarja e LSI në Pukë, Saimira Laçi, dhe kryetarja e LRI, Romina Kuçi, janë rreh ditën e sotme në Fushë Arrëz në Shqipni.

Persona ende të panjoftun thuhet se i kanë nxanë pritë kerrit ku udhëtonin të dyja dhe mandej i kanë goditë.

Romina Kuçi ka marrë disa lëndime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Ndërsa, kryetarja e LSI, njikohësisht kandidate, Saimira Laçi, asht shprehë se asht rreh nga persona të randësishëm të PS.