Shqipnia e Mali i Zi në gjendje gatishmënie për refugjatët!

Mbas raporteve gjithnji e ma të shpeshta simbas të cilave emigrantët, mbas mbylljes së kufinit greko-maqedonas, do të mund të marrin nji rrugë të re përmes Shqipnisë dhe Malit të Zi, të dy vendet kanë fillu të përgaditen për ardhjen e mundshme të nji numri të madh të njerëzve.

Si njoftojnë mediat në Shqipni, ma shumë se 450 oficerë policie kanë mbërri në pikën kufitare afër Strugës dhe në katër vendkalimet në drejtim të Greqisë, ku kanë marrë kontrollin e kufinit.

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Zorica Kovacevic, ka thanë se po zhvillohen përgaditje për pritjen e mundshme të emigrantëve.

“Po i ndjekim rekomandimet e Bashkimit Europian dhe rrjedhimisht po ndërmarrim çdo gja që asht e nevojshme”, asht shpreh Kovacevic, e cila shtoi se po bahen përgaditje për transferimin e emigrantëve, por se njiherësh po sigurohet strehimi për ta.

Simbas saj, Mali i Zi do të mund të sigurojë strehim për 2,000 njerëz në ditë.