Shqipnia jeton me turizmin kosovar

Pamvarësisht që 60% e turistëve që kalojnë pushimet në Ulqin janë të huej, kosovarët janë shpenzuesit ma të medhaj . Kështu thotë për Televizionin Rrokum Drejtorja e organizatës turistike “Ulqini”, Zana Sarvan.

Por të kundërtën e tha Flora Xhemani Baba, Drejtore e revistës së vetme turistike në Ballkan shqip “Travel”, simbas saj turistët kosovarë janë ma të lirë krahasue me ata të huej, kjo sepse derisa turistët e huej blejnë paketa të plota turistike, ata nga Kosova kanë shumë ma pak shpenzime gjatë pushimeve.

Ajo megjithatë theksoi randësinë që turistët nga Kosova kanë për Shqipninë.

Simbas saj turizmi kosovar e mban gjallë Shqipninë.