Kjo asht porosia e cila vjen nga Shtëpia e Bardhë për Haradinajn!

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkueme, Mike Pence, priti të Premten Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “për me riafirmue mbështetjen e SHBA’ve për nji Kosovë sovrane, demokratike dhe të begatë”.

“Nënpresidenti ka vlerësue udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të Presidentit serb, Aleksandar Vucic, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuem nga BE për normalizimin e marrëdhanieve Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Liderët janë pajtue për randësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupcionit dhe thellimin e rritjes ekonomike.

Nënpresidenti ka shpreh mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi”, përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.

 

Shperndaje në: