Shteti Islamik ka shpërnda xhihadistë të shumtë n’Europë

isis

Autoritetet belge kanë paralajmëru për dergimin e luftarëve të rijë të grupit terrorist të Shtetit Islamik në Belgjikë dhe në vendet e tjera të Europës, për ç’gja ka vendos ta mbajë nivelin III të kercënimit terrorist, për të cilin thotë se asht i mundshëm një sulm i ri.

Organi i Koordinimit për Analiza të Kercënimit (OCAM) ka vendos ta mbajë këtë nivel të rrezikut, meqë “luftarë të rijë” të Shtetit Islamik janë dërgu në vende të ndryshme të Europës, tue perfshi edhe Belgjikën.