Shtimi i ushtarëve amerikanë në Kosovë, kjo asht deklarata e Vucic!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi të Martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA’ve në Kosovë dhe beson se serbët në Kosovë janë ma të sigurt kur ka ma tepër pjesëtarë të KFOR’it.

“Nuk ka arsye për brengosje, mbasi që na me KFOR’in kemi bashkëpunim të mirë. Na ndihemi ma të sigurt, ndihemi se serbët në Kosovë janë ma të sigurt kur ka ma tepër pjesëtarë të KFOR’it”, tha Vucic.