Simic e jep nji lajm për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Sot ka nisë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, që ka me zgjatë nji muej.

Siç shkruen Novosti, kjo ba që të shtyhet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, por çashtja asht se mbas zgjedhjeve a kanë me u pajtue partitë shqiptare me marrëveshjen e Brukselit.

Kjo e përditshme shkruen se për nji program që u miratue në fillim të kësaj jave vetë qeveria në Prishtinë ka dhanë hapsinë të gjanë për manovrim, në të cilin Asociacioni i Komunave Serbe duhet me u realizue në periudhën 2017-2021.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simic, ka paralajmërue se krijimi i AKS asht shumë afër dhe se për këtë kanë me u dhanë premtime edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e muejit të ardhshëm.

“Jemi të kënaqun të ndigjojmë sinjale gjithnji e ma pozitive nga bashkësia ndërkombëtare, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka theksue ai.

Shperndaje në: