Vjen nji lajm i mirë, ky vend e njeh Kosovën

Singapore asht shteti ma i ri që e njeh Kosovën.

Lajmin e ka konfirmue vetë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Në letrën e njohjes, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singapore, Vivian Balakrishnan, Republika e Singapore njeh Kosovën dhe vendos marrëdhanie diplomatike”.

Kosova asht njoft nga 113 vende dhe Singapore asht shteti i 4 nga ASEAN që ka njoft pamvarësinë e Kosovës.

Singapori asht i vendosun n’Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh.

Singapore asht nji nga vendet ma të zhvillueme në botë dhe nga GDP për krye banori asht vendi i 3’të në botë.

Në të njajtën kohë, Singapore ka pranue pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës munden me marrë vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singapore apo me aplikue online për e-vizë për me hye në Singapore që nga sot.