Siri, tensione mes Turqisë e SHBA, Washingtoni: Jo sulme, prioritet ISIS

Rikthehen sërish në vëmendje, kurdo-sirianët dhe tensionet mes SHBA dhe Turqisë. Derisa, Siria ndodhet gjithnji e ma shumë mes pluhunit, përplasjeve dhe akuzave mes Ankara’s dhe BE për mbrojtjen e popullit kurdo sirian.

Turqia nuk tërhiqet nga vendimi i saj, por sërish paralajmëron se ofensiva e saj kundra YPG ka me vazhdue derisa kurdët të tërhiqen në lindje të Eufratit.

Prej kohësh Ankara përpiqet të vendosë pushtetin e saj në veri të Sirisë. Por, nuk asht vetëm ky kërcënimi që vjen nga Turqia, pak ditë ma parë forcat turke kanë sulmue me avionë disa pozicione të Shtetit Islamik si dhe trupat kurdo-siriane ku mbetën të vramë të paktën 40 civilë.

E si shejë hakmarrje, forcat kurde sulmuen gabimisht aeroportin ”Diyarbakir” mbasi objektivi i tyne ishin ushtarët.

Në kushte të tilla SHBA vendosën të ndërhynë tue u dalë në mbrojtje forcave kurdo-siriane.”Po monitorojmë të rejat e sulmeve dhe përplasjet mes forcave turke, grupeve opozitare dhe forcave demokratike siriane ku YPG nxen nji vend të randësishëm. Duem të sqarojmë se për neve asht shqetësuese fakti se goditjet bahen në zonat ku ISIS nuk asht prezente. Deri tash Washingtoni kishte mbështetë ultimatumin e Ankara’s që forcat e YPG të tërhiqeshin nga lumi Eufrat, por mesa doket kjo përkrahje nuk vazhdon“.

“Nuk ishim të përfshimë në këtë çashtje e nuk e mbështesim. I ftojmë palët të kemi si objektiv ISIS i cili asht nji kërcënim i përbashkët” shkroi në Twitter i dërguemi i Obamës Brett McGurk.