Siria e Iraku munden me u zhdukë nga hartat botnore!

Zavendës lideri i “Hesbollahut” libanez, sheiku Naim Qassem, ka shprehë dyshimin se konfliktet e armatosuna në Siri, kanë me përfundue në nji të ardhme të afërt.
Simbas këshilltarit kryesor të presidentit sirian, Bashar Al-Assad, çlirimi i Alepos nga xhihadistët asht i randësishëm, por jo edhe qëllimi kryesor.

Çashtje ma strategjike mundet me u quejtë ndërpremja e urës që lidh Alepon me Idlibin, të cilën po e shfrytëzojnë militantët e ISIS’it për komunikim dhe furnizim, ka thanë Qassem për Reuters.

Koalicioni perendimor, në krye me SHBA’të, e cila vazhdimisht kërkon ranien e Assadit, nuk e kanë të randësisë së veçantë ndërrimin shefit të shtetit.

Ai ka theksue se, askush deri tash nuk dyshon për randësinë që ka Assadi dhe për faktin që veç ai mundet me pshtue Sirinë nga nji shtet terrorist.

Tue u përgjigjë në pyetjen lidhun me të ardhmen e shtetit, Naim Qassem ka thanë se njani nga skenarët e mundshëm për zgjidhjen e situatës, jo veç në Siri, por edhe në Irak, asht shpërbamja e këtyne shteteve nga harta e botës dhe krijimi i shteteve të reja në ato territore.