S’ka certifikim të rezultateve në këtë muej

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 Qershorit nuk pritet as në këtë javë.

Kështu kanë thanë zyrtarë nga KQZ, të cilët nuk kanë dhanë nji datë të caktuem se kur mund të presin publikimin e rezultateve finale.
Dje KQZ ka përfundue rinumërimin e 115 kutive nga disa vendvotime.

Ky rinumërim, simbas tyne, ka ndodh mbasi janë evidentue mospërputhje, shkruen sot Zëri.